“Nuk e harroj kur më nxorën në minutën e 43 te Dinamo”! Skuka rrëfehet: Dua Kombëtaren, ja se çfarë më tha trajneri i Metz

Xhuliano Skuka është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar. Sulmuesi ka kaluar nga Partizani te Metz për shifrën e 1.4 milionë eurove. Lojtari ka dhënë një intervistë për “Supersport” ku ka treguar mënyrën sesi e kanë pritur në Francë. Kur flitet për momentin që i ka ngelur peng, Skuka kujton ndeshjen mes Dinamos dhe Teutës, teksa trajneri e hoqi që në minutën e 43 të takimit, pa u mbyllur ende pjesa e parë.

“Ndihem i vlerësuar, pasi u bëra lojtari më i shtrenjtë. E dija që do të arrija lart, pasi kisha shumë besim te cilësitë e mia dhe te puna ime, ndaj e prisja. Fakti që kam jetuar këtu dhe që njoh mirë gjuhën, më ka ndihmuar shumë, në çdo gjë. Si në stërvitje, në të kuptuarit e ushtrimeve, në komunikim e çdo gjë tjetër.

Metz? Janë të gjithë djem të rinj, përveç 3-4 lojtarëve me eksperiencë. Të gjithë janë djem të mirë, mosha ime dhe ndihem shumë mirë. Si ekip ka shumë cilësi, ka shumë teknikë, por ndoshta mungon pak agresiviteti. Gjëja e parë që më tha trajneri, është se kishte vlerësuar shumë agresivitetin te unë dhe priste që ta shpalosja në fushë, apo ta transmetoja edhe te shokët e skuadrës.

Unë kam si objektiv të jap maksimumin dhe të bëj të njëjtën gjë si te Partizani. Shpresoj të më ecë mirë këtu, por pse jo edhe te Kombëtarja. Do të bëj gjithçka që të bëhem pjesë fikse e Kombëtares. Kam arritur diçka, por kam ende shumë punë për të bërë. Duhet të mbaj këtë nivel dhe pse jo, të rritem edhe më shumë.

Momenti më i keq i karrierës time, ka qenë në ndeshjen mes Dinamos dhe Teutës, kur jam zëvendësuar në minutën e 43-të. Aty kam thënë që do të bëj maksimumin për t’u treguar të gjithëve që e kanë gabim. Fati është patjetër i rëndësishëm, por mbi të gjitha është vetbesimi. Duhet të besosh te vetja, te aftësitë dhe te puna”, u shpreh Skuka. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online