Interesim nga Spanja në ditët e fundit të merkatos, klubi i La Liga-s nis kontaktet për Bajramin

Nedim Bajrami mund të ndryshojë ambient në këto ditë të fundit të merkatos. Mesfushori shqiptar po rrit nivelin e tij nga ndeshja në ndeshje, duke iu kthyer formës së sezonit të shkuar. Lojtari 23-vjeçar mund të mbulojë disa pozicione në fushë, çka e shton interesin nga klubet në merkato.

Gazetari Nicolo Schira bën me dije se për Bajramin ka interesim nga Spanja. Sipas tij Valencia ka nisur kontaktet me Empolin, duke kërkuar informacion për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Skuadra e drejtuar nga Gattuso kërkon të përforcohet në këtë merkato dimërore dhe Bajrami i përmbush kriteret e duhura për të qenë pjesë e Valencias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online