“Nuk e doja Spanjën në grup”, Shulku beson: Iku koha kur pësonim nga 9 gola, thyejmë parashikimet në Europian

Ilir Shulku ishte i pranishëm në studion e emisionit “Opinion” në “TV Klan” për diskutuar rreth shortit të vështirë të Shqipërisë në Euro 24. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF+së u shpreh se nuk dëshironte të ishim në të njëjtin grup me Spanjën. Në krahun tjetër, Shulku theksoi se kanë ikur kohët kur kuqezinjtë pësonin goleada dhe se tani ekipi ynë kombëtar është mjaft i fortë për këdo.

“Nuk kisha dëshirë të na binte Spanja për mënyrën se si luan, për mënyrën si qarkullon topin. Vë në vështirësi ekipet më të mëdhaja në botë, e jo më ne. Te ky grup nuk ka ekipe të lehta, janë të tre të fortë. As ne nuk jemi të lehtë. Edhe Spanja, edhe Italia tani nuk na quajnë më një ekip të lehtë. Ajo koha që pësonim nga 9 gola, nga 6 gola, ka ikur. Ne jemi bërë një ekip shumë i vështirë. Jemi një ekip që i kemi thyer parashikimet. Asnjë nuk besoj se na mendonte ne se do të dilnim të parët në grup, se do të mundnim Çekinë dhe Poloninë e kështu me radhë. Nuk i kemi mundur këto më parë. Në këto eliminatore i thyem parashikimet, ndoshta i thyejmë edhe këtu. Ne po i prishëm punë një ekipi aty, do të thotë që jemi kandidatë për të kaluar grupin”, është shprehur Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online