Aleksander Ceferin ka marrë një goditje të madhe nga tentativa që po bëjnë ekipet më të mëdha në Europë për të krijuar një kompeticion të ri dhe për të marrë më shumë të ardhura. Por tradhtia e vërtet i ka ardhur presidentit të UEFA-s nga presidenti i Juventusit, Agnelli.
“Nuk kam parë kurrë një person që të gënjej kaq shumë herë. Fola të shtunën më të dhe më tha se janë gënjeshtra të gjitha. Lakmia i lejon të gjitha vlerat njerëzore që të avullojnë”, ka thënë Ceferin, teksa Juventusi u rreshtua mes klubeve të Superligës Europiane.
“UEFA dhe bota e futbollit janë të bashkuar kundër propozimit të turpshëm egoist që kemi parë në 24 orët e fundit nga disa klube të zgjedhura në Evropë që ushqehen me lakmi të pastra mbi të gjitha. Ne nuk e dinim që kishte gjarpërinj mes nesh. Tani e dimë ”, u shpreh Ceferin. Të gjitha këto fjalë drejtohen veçanërisht për Agnellin. Kjo pasi Ceferin ishte miku i tij më i ngushtë, madje duke qenë edhe kumbari i një prej fëmijëve të presidentit të Juventusit. /Sport Ekspres/