“Nuk e di pse”! Ish-ndihmësi i De Biazit i kërkon fanellën, Lirim Kastrati: E bën gjithmonë

Lirim Kastrati ka shënuar në ditën e djeshme në fitoren e Dinamo Zagrebit kundër Hajdukut. Kjo përballje është mbyllur në shifrat 2-0, ndërsa në krahun tjetër ishte si trajner ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria, Paulo Tramezani.

Ky i fundit i ka kërkuar fanellën Kastratit pas ndeshjes teksa e njeh mirë që nga detyra e bërë me Kombëtaren Shqiptare. Por vetë Kastrati është disi i çuditur me kërkesën e trajnerit kundërshtar:

“Ai ishte trajner në Shqipëri dhe pas çdo ndeshje më kërkon fanellë. Mbase ai ka ndonjë koleksion, nuk e di pse. Unë gjithmonë jap një fanellë, është një nder për mua të jap një fanellë”, u shpreh Kastrati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online