“Nuk e di nëse do të jem trajner”, kreu i pankinës së Izraelit e ka lu.ftën me kuqezinjtë: Me Shqipërinë jemi në një nivel

Shqipëria ka gjetur si rival në Ligën e Kombeve Rusinë, Islandën dhe Izraelin. Trajneri i këtyre të fundit ka komentuar shortin e mbajtur sot në Nion të Zvicrës. Rotensteiner veçon Rusinë si favoriten dhe Islandën e rendit pas saj, ndërsa lu.ftën në këtë kompeticion e shikon me Shqipërinë. Sipas tij kuqezinjtë janë në të njëjtin nivel me Izraelin. Por gjithashtu Ruttensteiner theksoi se kontrata e tij skadon një muaj para se të nisë Liga e Kombeve, prandaj nuk ka siguri nëse do të jetë po ai në krye të pankinës.

“Nuk e di nëse do të jem trajner në Ligën e Kombeve, sepse kontrata ime skadon në maj. Është një kompeticion tërheqës me udhëtime shumë të gjata dhe distanca të mëdha për të shkuar. Është një kompeticion shumë sfidues. Rusia është skuadra favorite, e ndjekur nga Islanda. Izraeli dhe Shqipëria janë në të njëjtin nivel. Ka një shans të madh për të ruajtur vendin tonë në Ligën B dhe për të fituar përvojë në takimet me rivalë të fortë”, ka thënë Ruttensteiner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online