“Ndoshta nuk janë Kombëtaret më se.ksi për ti marrë në Islandë”, trajneri i ishullorëve për shortin me Shqipërinë: Më pëlqen shorti

Mbrëmjen e sotme është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku Shqipëria gjendet në grupin B2 së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin. Trajnerët kanë nisur të komentojnë shortin dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i pankinës së Kombëtres islandeze. Vioarsson ndihet i kënaqur me atë çfarë i kanë rezervuar goglat, teksa sipas tij të gjitha Kombëtaret janë në të njëjtin nivel.

“Thjesht më pëlqen shorti. Për sa i përket Ligës së Kombeve, nuk ka një kundërshtar të lehtë për t’u marrë, është shumë e thjeshtë. Nëse thjesht shikojmë diçka që mund të shohim gjithmonë, është renditja botërore e FIFA-s. Rusët janë në krye, ata janë në vendin e 33-të ose diçka e tillë. Pra, ne dhe Shqipëria jemi në një vend shumë të ngjashëm me Izraelin pak më poshtë.

Ndoshta gjëja pozitive për këtë është se ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi luajtur kundër Rusisë dhe një kohë të gjatë që kur kemi luajtur kundër Izraelit. Këto ndoshta nuk janë Kombëtaret më se.ksi për të marrë në Laugardalsvöllur dhe ne mund të mos dimë shumë për lojtarët dhe ligat që tifozët e futbollit në Islandë po shikojnë”, ka deklaruar Arnar Vioarsson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online