“Nuk duhet ta nxjerrim nga gropa ku është Partizanin”, flet Dabulla: 13 vite kur isha te Tirana dhe 5 herë na kanë mundur…

Përpara ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i ftuar në studion e “Ora Sport” ishte edhe Rezart Dabulla. Ish-futbollisti i bardhebluve ka bërë dhe një krahasim mes gjeneratave duke e bërë të qartë për lojtarët aktual se duhet ta përjetojnë më shumë derbin. Gjithashtu Dabulla shprehet se Tirana nuk duhet ta nxjerrë Partizanin nga gropa ku ndodhet në nisjen e këtij sezoni.

“Tirana mund të rikuperojë ndeshjet e humbura në derbi, ka mundësi që të mbajë vendin e parë. Me një fitore sot shlyen gabimet e bëra tani pasi për mua duhet të kishte 15 pikë. Nuk duhet t’i japi jetë Partizanit, nuk duhet ta nxjerri nga gropa ku është. Partizani me një fitore sot e merr veten dhe nuk duhet që t’ia dhurojmë këtë luks. Me rëndësi është që të fitojmë, edhe nëse shënon portieri do të ishte e bukur. Derbin duhet ta luash në kokën tënde para se të jesh në fushë dhe duhet ta njohësh kundërshtarin në çdo detaje. Në 13 vite te Tirana, unë i numëroj humbjet me Partizanin me gishtat e njërës dorë, 5 ose 6 humbje”, ka thënë Dabulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *