Inati për veprimin e pahijshëm të Ronaldos, Robertson kishte kërkesë për lojtarët në shifrat 0-5: Mbani ritmin, mos kini mëshirë!

0

Liverpool arriti që të fitonte në shifrat 0-5 në transfertën e djeshme ndaj Manchester United. Një fitore që shijon dyfish për djemtë e Kloop pasi përballë tyre ishte edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Ky i fundit ishte protagonist në fundin e pjesës së parë teksa pasi humbi duelin me Jones, nisi që të shfrynte nervat duke goditur topin dhe njëkohësisht lënduar futbollistin e Liverpool që gjendej i shtrirë në ato momente.

Një veprim i pahijshëm dhe dinak i Ronaldos pasi u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Gjyqtari nuk mund t’i jepte kartonin e kuq për arsyen se portugezi po godiste topin dhe justifikohej duke thënë se nuk e kishte dëgjuar vërshëllimën për faullin. Por ky justifikim nuk mund të bënte punë te lojtarët e Liverpool që u revoltuan dhe Robertson ishte i pari që iu kthye keq Ronaldos.

Në momentin kur Salah shënoi golin për t’i dërguar shifrat në 0-5 në minutën e 50, gjatë festimit, Robertson mbante ende inatin e atij episodi dhe iu drejtua shokëve të ekipit: “Mbani ritmin dhe vazhdoni kështu, mos kini asnjë mëshirë, le të shkojmë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.