“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Uellsin”! Veseli për Kombëtaren: Mbrojtësit tanë luajnë te kampionati më i mirë në botë

Frederik Veseli ka folur përpara sfidës që Shqipëria do të ketë në transfertë kundër Uellsit. Mbrojtësi i Kombëtares i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që nuk duhet të nënvlerësojnë asgjë duke njohur forcën e kundërshtarit. Kur flitet për mbrojtësat që ka Shqipëria, me pjesën më të madhe që luajnë në Serinë A, Veseli e konsideron këtë kampionat si më të mirin në botë sa i përket aspektit mbrojtës.

“Uellsi ishte i barabartë me Francën deri sa mori kartonin e kuq. Janë kualifikuar në Europian dhe kjo tregon forcën e tyre. E mbajmë mend edhe ndeshjen që fituam kundër tyre. Gjithsesi është ekipi i fortë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë. Duhet të kemi kujdes pasi kanë grup të fortë. Për ne nuk ka kurrë miqësore dhe kemi qëllim që të japim 100% nga vetja. Kemi mbrojtës që luajnë në Serinë A, e cila në këtë pjesë është më e mira në botë.

Kam dy vite kontratë me Salernitanan, ka disa interesime për mua, por jam i përqendruar te Kombëtarja. Normal që jam i lumtur që u kthyem në Serinë A. E kam merituar pas këtyre dy viteve të vështira që kam kaluar. Shumë persona më kanë zhgënjyer dhe e tregova veten me punën time”, u shpreh Veseli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online