“Në Shqipëri nuk luaj për askënd tjetër përveç Partizanit”! Ramadani i tregon të gjitha: Flasim çdo ditë me lojtarët për Botërorin

Ylber Ramadani ka besnikërinë dhe kjo është një prej cilësive të tij që adhurohet nga tifozët. Ky mesfushor u njoh së tepërmi në vendin tonë pas performancave fantastike që ka zhvilluar te Partizani. Së fundmi Ramadani e mbylli marrëveshjen me Vejlen dhe në media qarkulluan shumë emra që dëshironin shërbimet e tij. Megjithatë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Uellsin, mesfushori shprehet i sigurt se nuk do të luajë për asnjë ekip tjetër në Superiore përveç Partizanit.

“Kemi qenë te U-21, Cekici, Seferi, Bare. Thuajse jemi të gjithë këtu. E dimë shumë mirë lojën e njëri-tjetrin, kemi bërë shumë ndeshje të mira bashkë. Besoj se e ardhmja është e sigurt. Trajneri na thotë se nëse luajmë kundër një ekipi si San Marino përshembull që luan mbrapa duhet të tentojmë edhe gjuajtjet nga jashtë zone. Duhet të provojmë kështu që të vijë goli pasi është e vështirë që të shënosh kur kthehen të gjithë mbrapa.

Ne dimë të luajmë futboll shumë të mirë. Flasim çdo ditë me lojtarët për arritjen në Botëror dhe jemi me shpresë për të arritur larg. E ardhmja? Kam disa oferta, do të ulem me menaxherin dhe familjen time që të vendos përfundimisht. Por kjo do të ndodhi kur të kthehem nga Kombëtarja që të jem i përqendruar te ndeshjet tani. Oferta nga Shqipëria? Partizani është shtëpia ime. Nëse kthehem në Shqipëri, nuk luaj për asnjë ekip tjetër përveç Partizanit”, tha Ramadani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online