“Nuk duhej t’i tregoja as prindërve”, portieri 18-vjeçar që u stërvit në sekret të plotë me Ronaldon: Vendosnim baste nga 1-5 euro

Nga Klaudio Ndreca

Kristiano Ronaldo e ka kaluar periudhën e pandemisë që përfshiu gjithë botën, tek shtëpia e tij në Portugali, Madeira. Pavarësisht rregullave të qarta se askush nuk duhej të stërvitej, për një yll botëror ka gjithmonë vend për përjashtime.

Stadiumi i qytetit u la i gjithi për Kristiano Ronaldon, për të vazhduar me praktikimin e gjuajtjeve të tij dhe për t’u përmirësuar. Ky lojtar nuk mund të qendrojë kurrë pa punuar, madje as në ditët më të rrezikshme, teksa flitej vetëm për njerëzit që ndërronin jetë.

Sigurisht që sulmuesi portugez kishte nevojë edhe për një portier, ndërsa për këtë arsye u shfaq në skenë Filipe Gonçalves. Vetëm 18-vjeç dhe pjesë e të rinjëve të skuadrës Nacional, nuk duhej t’i tregonte askujt për stërvitjen që po zhvillonte. Madje as klubi nuk i kishte komunikuar se çfarë do të ndodhte, ndërsa e mendoi si kthim në stërvitje me ekipin, por në fushën e lojës do të shihte papritur vetëm Ronaldon.

“Më kishin ndaluar që të bisedoja, madje as me prindërit e mi. Klubi më tha vetëm që të shkoja në stadiumin e Madeiras. Atje pashë Ronaldon që stërvitej si një makineri. Me të ishte edhe djali i vogël, kështu që ne argëtoheshim. Djaloshi i vogël ishte i mirë për moshën e tij, me një teknikë të mahnitshme. Në fund të secilës stërvitje ne bënim një lojë ndryshe, vendosnim bastin që kush godiste traversën më tepër, do të jepte 1-5 euro tek dy të tjerët, Unë humba, por nuk kisha para me vete. Shkova ditën tjetër dhe i dhashë 1 euro. “Ti e fitove bastin”. Ronaldo qeshi dhe më dha 100 euro, por fitimi më i madh ishte fakti që u stërvita me të”, u shpreh portieri Gonçalves. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online