Duket si jashtë kësaj bote, Milani dhe Interi derdhin bilionat për “San Siron” e ri

Interi dhe Milani kanë lënë rivalitetin mënjanë dhe kanë bashkuar forcat për të krijuar një projekt të ri mbi rikonstruktimin e stadiumit “San Siro“. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, teksa klubet kanë dorëzuar edhe projektin e tyre në tryezën e autoriteteve të bashkisë së Milanos. E pamjet e para të lënë vërtetë pa fjalë, duke sjellë një investim biliona eurosh që duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Një tjetër stadium me parametrat më të mirë të mundshëm do të zërë vend në “Giusepe Meazza”, ndërsa pjesë e planit është edhe ndërtimi i një qendre të madhe sportive si dhe të qendave argëtuese. Kostot do të jenë stratosferike për arkat e dy klubeve të njohura italiane, por është një projekt që do i sjellë mbrapsht fitimet në të ardhmen, si dhe prejt tij përfitues do të jenë edhe qytetarët e Milanos. Ndikim do të ketë edhe në ekonominë e qytetit, teksa për vënien në jetë të këtij plani do të hapen shumë vende pune. E me kushte të tilla, futbollistëve nuk do u mbetet gjë tjetër vetëm të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që loja të jetë po aq e bukur sa edhe investimi i bërë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Image

Image

One thought on “Duket si jashtë kësaj bote, Milani dhe Interi derdhin bilionat për “San Siron” e ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online