“Nuk dua të qurravitemi”! Sinan Idrizi kërkon mbylljen e Superiores: Restorante, hotele që janë problem

Nga Klaudio Ndreca

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, vazhdon që të kërkojë mbylljen e Superiores. Sipas drejtuesit të vlonjatëve është e gjitha një farsë dhe nuk ka më kuptim mbyllja e kampionatit në fushën e lojës. Por nga ana tjetër duke e bërë të qartë se nuk do kërkojë shpëtimin e sezonit të dështuar në tavolinë.

Sipas asaj që shpreh Idrizi për “RTSH Sport”, është e vështirë për klubet që të zbatojnë me përpikmëri zbatimin e protokollit të vendosur, pasi duhet të kenë ambiente të ndara si hotele dhe restorante që përmbushin kushtet e nevojshme.

“Është një farsë e gjitha që kërkohet vazhdimi i kampionatit. Nëse vjen dikush dhe sëmurohet këtu, pretendon se është i infektuar në Vlorë, atëherë ndëshkohemi ne penalisht dhe në anën monetare. E vështirë për ne që të gjejmë hotele dhe restorante që plotësojnë kushtet për lojtarët. Nuk ka kuptim që të luhet në qershor dhe korrik. Ne jemi të fundit dhe nëse kemi të dalë të fundit në këtë kampionat që e kemi bërë të shëmtuar, nuk ka kuptim që të qurravitemi dhe të kërkojmë shpëtim nga tavolina. Duam një Superiore me 12 ekipe që të vendoset për vitin e ardhshëm, jo tani, që ta sqarojmë”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online