“Kukësi të futet në Champions League”, Safet Gjici surprizon: Korça sipër nesh dhe bie, unë e di se kështu vendoset

Nga Klaudio Ndreca

Safet Gjici kërkon që kampionati shqiptar të mbyllet në tavolinë nëse nuk hapet deri në datën 14 maj dhe fatet e Superiores të vendosen në tavolinë. Pavarësisht se verilindorët janë në vendin e dytë, presidenti i nderit të verilindorëve ka pretendime që skuadra e tij të shkojë në “Champions League”.

Kjo pasi sipas Gjicit duhet të merret renditja e klubeve shqiptare në UEFA. Atje është Skënderbeu që renditet më sipër nga ekipet tona, por duke parë dënimin, është Kukësi që vjen pas tij. Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, ka qenë ky prononcimi i Gjicit.

“Në radhë duhet të mbrojmë shëndetin e lojtarëve, pasi nëse na infektohen, atëherë rrezikojnë edhe Kupat e Europës. Ka dy muaj e gjysmë që lojtarët janë në shtëpi dhe duan kohë që të stërviten. Klubet tona nuk kanë mundësi financiare që të zbatojnë në çdo pikë protokollin e shëndetsisë. Ne nuk kemi 15 hotele që të ndajmë lojtarët dhe t’i themi: “Ti këtu, ti këtu”.

Nuk jam për ta bllokuar sportin, por o të hapet tani, ose mos të hapet fare. I bie që nëse nuk hapet deri në datën 14 maj, atëherë nuk kapet afati se duhen 3 javë stërvitje. Llogjikshëm do të ishte që ekipet të shkonin në Europë sipas renditjes që kanë në UEFA. Atje është Skënderbeu dhe Kukësi, Korça nuk futet dhe futemi ne në Champions League. Mund të bëhet edhe me renditjen aktuale, ne nuk do dalim kundër. Por unë e di se UEFA thotë se duhet të ndjekim renditjen në Europë”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online