“Nuk dua të jem i varfër në pleqëri”, ish-lojtari i Chelsea-t e thotë hapur arsyen e shkuarjes në Kinë: Nuk jetohet me kujtime

Paratë kanë zënë një peshë të madhe në botën e futbollit, duke e kaluar në plan të dytë pasionin apo egon për karrierë. Ofertat me shifra stratosferike joshin së tepërmi lojtarët, që nuk e mendojnë dy herë të thonë “po”, pavarësisht se mund të luajnë në një ligë ose një klub jo të njohur. I tillë ka qenë edhe rasit i Oscar-it. Braziliani ishte në kulmin e karrierës së tij dhe kishte një vend të sigurt në formacionin e Chelsea-t si dhe luante me Kombëtaren e Brazilit, por kjo nuk e pengoi të pranonte ofertën e Shanghai SIPG-së.

Futbollisti nuk e ka mohuar asnjëherë se ishin paratë ato që e tunduan të shkonte në Kinë, më konkretisht 20 milionë euro neto të cilat nuk do të kishte pasur asnjëherë mundësinë ti kishte të tijat në Europë. Vetë Oscar është shprehur se ka menduar për familjen e tij dhe jo për karrierë, pasi dëshiron që të mos jetë i varfër në momentin që do të plaket pasi nuk mund të sigurojë jetesën vetëm me kujtimet e bukura të së shkuarës.

“Kina ka fuqinë financiare dhe lojtarët nuk mund ta refuzojnë një ofertë të tillë. Çdo punëtor do të pranojë një ofertë më të mirë financiare për shkak të familjes së tij. Unë vij nga një familje e varfër që nuk ka pasur kurrë asgjë. Këto janë frytet e punës sime të palodhur dhe ndihem si fitues për shkak të një kontrate si kjo. Nuk më interesojnë kritikat. Kam menduar për familjen dhe të ardhmen. Nuk dua të jem i varfër në pleqëri dhe të jetoj nga kujtimet”, ka thënë Oscar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online