“Nuk dorëzohet kurrë”! Media italiane e shpall më të mirin, trajneri: Manaj mund të luajë në role të tjera, por jam i kënaqur me punën si sulmues

Rei Manaj ka qenë më i miri i ndeshjes për Specian mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar edhe nga mediat italiane, ku “Tuttomercatoweb” i ka vendosur notën 7, më të lartën për skuadrën e tij.

“Tashmë është titullar i sulmit nga La Specia dhe sonte shënon penalltinë e parë të sezonit për Specian dhe më pas fiton penalltinë e dytë. Në pjesën e dytë ai nuk dorëzohet kurrë dhe përpiqet në çdo mënyrë për të gjetur dopietën. Mëkat për pasaktësitë, dëshira dhe mjetet janë të gjitha aty”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Tuttomercatoweb”.

Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Specias ka folur në mikrofonin e “Sky Sport”. Tiago Mota ka mbetur i kënaqur me punën e bërë nga Manaj në majën e sulmit, ndërsa shton se futbollisti 24-vjeçar mund të luajë edhe në role të tjera në fushën e lojës.

“Kivior dhe Manaj po bëjnë një punë shumë të mirë për skuadrën përpara vetes së tyre. Kivior po ecën mirë si mesfushor pavarësisht se është mbrojtës. Manaj mund të luajë edhe në role të tjera, por jam i kënaqur me punën e tij si sulmues”, ka deklaruar Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online