“Nuk doja të krijoja incidente”, shkarkohet Ramadan Ndreu

Ramadan Ndreu e pranon që tanimë i kanë sytë nga gabimet e Partizani. Çështja e titullit bëhet më e vështirë. “Normal që i kemi sytë te Partizani. Ishte një ndeshje e luftuar, humbëm raste për të dyfishuar. Kishim mungesa në mbrojtje. U krijuan hapësira në mesfushë dhe morëm golat”, u shpreh Ndreu.

Më tej, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, krutani foli edhe për rastet e humbura për të shënuar golin e dytë. “Kundërsulmi do lojë të shpejtë, terreni nuk na la. I kishim mundësitë. Ndikoi edhe fusha”.

“Edhe të tjerët mund të gabojnë. Në Kupë bëmë një hap të rëndësishëm. Të jem i sinqertë e kisha parashikuar të vështirë. Skuadrat poshtë japin maksimumin. Ata nuk kishin çfarë humbnin. Po të kisha dy lojtarë të fortë si Teqja dhe Dzaria, do i prishnim aksionet që në mesfushë”.

“Tifozeria ishte e zjarrtë, kam drejtuar Krujën dhe nuk doja të krijoja incidente. Nëse bëhesh shumë aktiv, situata agravohet. Presioni nuk na shërbente. Në kuadër të 90 minutave ekipi ishte përgatitur për të dhënë maksimumin dhe e bëri”.

“Pa diskutim që e uroj të qëndrojë në Superiore. Shpresoj të ndodhë. Unë e kam drejtuar për shumë vite atë ekip”.

SHKARKIMI – “Njoftim i Klubit! FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2-1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Trajneri nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, njofton klubi verilindor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online