“Nuk doja që ta rrezikoja, Shkurtaj mbetet jashtë edhe ndaj Laçit”! Trajneri i Kukësit: A arrihet Tirana? E kanë ata presionin

Kukësi ka arritur që të fitojë thellë ndaj Kastriotit në shifrat 4-0. Verilindorët e kthyen ndeshjen në të mërzitshme duke mos lënë shumë vend për histori. Goli i parë erdhi nga Gligorov, i cili i ndihmuar nga devijimi i pafat i Karakacit, do të gjente realizimin e parë.

I dyti do të vinte me penallti, teksa Taipi nuk gaboi nga 11-metrat, duke e mbyllur të parën në 2-0. Ndërkohë me nisjen e së dytës, pas një aksioni fantastik ishte Basha që e mbylli në perfeksion duke gjetur cepin e rrjetës. Vulën e vendosi Bahtiri në minutat e fundit, për të vendosur në presion Lacin dhe Tiranën. Më poshtë gjeni prononcimin e Longos për “Supersport”:

Longo: “Jam shumë i kënaqur pasi Kastrioti ka marrë shumë pikë ndaj ekipeve si Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta. Kishin pësuar vetëm dy gola dhe ne ia dolëm duke fituar dhe luajtur mirë. Shkurtaj ndieu pak dhimbje në pjesën e kofshës në stërvitjen e djeshme. Nuk doja ta rrezikoja sot për të luajtur me të. Kam frikë se do të jetë jashtë edhe kundër Lacit. A arrihet te Tirana? E meriton të jetë aty ku është. Kjo varet nga Tirana dhe ne kemi një tjetër kampionat, do të vrapojmë ndeshje pas ndeshje”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online