“Nuk do vijnë më boksierë nga rruga”! Nelson Hysa mund Danny Williamsin që u ndesh me Mike Tyson, i mbyll karrierën: Nuk ia kishte dëgjuar mirë emrin Shqipërisë

 

Nelson Hysa ka arritur që të fitojë ndeshjen e madhe që u zhvillua në Durrës. Boksieri shkodran arriti të mposht Danny Williams, njeriun i cili ishte ndeshur edhe Mike Tyson.

Nelson Hysa arriti të fitonte me vendim unanim të arbitrave kundër Danny Williams, të cilët me pikë kurorëzuan fituesin. Menjëherë pas kësaj përballje, boksieri britanik njoftoi zyrtarisht mbylljen e karrierës.

I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Nelson Hysa analizoi ndeshjen dhe tregoi planet për të ardhmen.

“Ishte një ndeshje e niveleve të larta. Njerëzit na mbështetën shumë. Ndeshja shkoi atje ku deshëm, fituam një ndeshje të madhe kundër një nga boksierëve më të mëdhenj në botë. Të gjithë arbitrat ishin në vendim unanim për mua. Ëilliams njihet në të gjithë botën si një kundërshtar që mban shumë grushta. Nuk e kishim përgatitur një ndeshje që mbyllet me Knock-out, nuk e menduam një gjë të tilla.

Luftova larg që të mos kishte goditje të forta nga kundërshtari. Do të mundohemi që të vazhdojmë të sjellim ndeshje të mëdha në Shqipëri, serioze. Nuk do të vijnë më boksiera nga rruga në Shqipëri. Nuk do të iki më askush i mërzitur për shkak të një cilësie të dobeët të ndeshjes. Danny Williams mbylli përfundimisht karrierën pas kësaj ndeshje. Ishte i bindur se do të vinte dhe do të fitonte, për të vazhduar karrierën, por mesa duket nuk ia kishte dëgjuar mirë emrin Shqipërisë se këtu ka boksiera serioz”, tha Hysa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online