TURP! Armenët kthejnë flamurin e Kosovës me kokë poshtë në fanellë, Milot Rashica i shënon gol dhe u tregon vendin

Një skandal dhe turp i madh vjen nga Armenia. Edhe para një ndeshje të thjeshtë miqësore, nuk mund të qëndrojnë pa provokuar shqiptarët. Këtë herë organizatorët e takimit kishin marrë fanella ku flamuri i Kosovës ishte vendosur me kokë poshtë.

Ky provokim i turpshëm kërkon me patjetër një përgjigje. Ndërkohë në stadiumin e stërmbushur, luhet ndeshja e parë nën drejtimin e Fodës, ku Milot Rashica ka shënuar golin e parë në minutën e 23. /Sport Ekspres/