Nuk do të ketë huazim/ Interi i ka planet e qarta për Asllani, projekti i mesfushës nis rreth tij

Situata e Kristjan Asllanit te Interi ka filluar të qartësohet. Mesfushori shqiptar e mbylli sezonin me pak minuta në këmbët e tij dhe u mendua se ndoshta këtë verë mund të ndodhte një huazim i tij. Por Interi ka plane të tjera për 21-vjeçarin.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se zikaltrit kanë vendosur të mos e huazojnë Asllanin. Me largimin e Brozoviçit projekti i ri mesfushës do të ndërtohet rreth lojtarit shqiptar. Ky i fundit do të zërë vendine kroatit në fushë, ndërsa Çalhanoglu do të lëvizë më përpara në rolin e mesfushorit të avancuar. Drejtuesit e Interit e vlerësojnë shumë Asllanin dhe sezoni i ri pritet të nxjerrë në pah aftësitë e tij, për të cilat zikaltrit paguan në arkat e Empolit për ta sjellë në Milano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online