Është një nga vendet organizatore të Kupës së Botës, federata e shtetit të njohur në prag falimentimi

Në vitin 2026, ShBA-të, Meksika dhe Kanadaja do të presin Kupën e Botës. Por 3 vite përpara këtij momenti situata nuk paraqitet aspak pozitive për Kanadanë. Federata Kanadeze e Futbollit gjendet në një krizë të thellë financiare dhe rrezikon falimentimin. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i përkohshëm ka pranuar se falimentimi është njëra prej opsioneve të Federatës, megjithëse do të bëjnë ç’mos për ta shmangur një skenar të tillë.

“Jemi në telashe të mëdha. Po vijmë në pikën ku nuk kemi fonde të mjaftueshme për të gjithë programet që zbatojmë, që nga futbolli amator, te moshat, te ekipet e të rriturve. Falimenti? Nuk mund ta përjashtojmë si mundësi, por është gjëja e fundit që dua”, ka deklaruae Sekretari i Përgjithshëm i përkohshëm Jason de Vos për “TSN”-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online