Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Në fund është diskutuar edhe sa i përket zgjedhjeve të reja që do të mbahen për FSHF. Deri tani Armand Dukës i bashkohet Shakohoxha dhe Starova.
I pyetur nga Çarçani nëse sheh një garë të fortë për këtë post, Lila ka thënë: “Jo, nuk besoj se do të jetë garë e fortë. Megjithatë nuk kam të drejtë vote dhe nuk mund të them emrin e fituesit sipas mendimit tim pa parë programin e kandidatëve”, tha Lila. /Sport Ekpres/