“Nuk do të fitojmë gjithmonë me Vllazninë”! Trajneri i Egnatias flet pas fitores së pastër: Janë në një moment të keq

Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-0 kundër Vllaznisë. Ekipi i drejtuar nga Tetova tregon edhe njëherë tjetër se ka seriozisht në këtë vit për të fituar titullin kampion. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë në ditën e sotme.

Goli i parë i takimit u shënua nga Ndreca në minutën e 23, i cili tregoi edhe njëherë tjetër klas me të majtën e tij. Nga krahu tjetër, në të 31 ishte Paulauskas që dyfishoi shifrat. Për t’i vendosur kapakun kësaj historie mendoi Isgandarli në të 41, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Vllaznisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajenrëve për “MCN TV”:

Tetova: “I kemi fituar ndeshjet e fundit me Vllazninë në drejtimin tim, është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se ne do të fitojmë gjithmonë me Vllazninë. Vllaznia është në një moment të keq, me ndërrime trajnerësh. Duhet t’i jap meritat Vllaznisë që në pjesën e dytë ktheu Krymin në qendër të mbrojtjes dhe u kthye me tre. I kënaqemi këtij tre pikëshi dhe duam që të kemi vazhdimësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online