Nuk do ta shkarkojë Santosin edhe sikur të humbi nga Shqipëria! Presidenti i Federatës Polake të Futbollit: Nuk dalin me trajnerin për të pirë birra apo të iki në kinema

Polonia ia ka vështirësuar shumë punën vetes sa i përket një kualifikimi në Europianin e ardhshëm. Shqipëria shpreson se mund të jetë ekipi që do të zërë një nga dy vendet e para të renditjes në grup.

Si një finale për ne dhe polakët do të jetë ndeshja e Air Albania, Shqipëri-Poloni. Por presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Kulesza, është shprehur se nuk do ta largojë Santos edhe nëse humbet nga Shqipëria. Gjithashtu Kulesza ka treguar marrëdhënien e tij me trajnerin.

“Shihemi rregullisht në Federatë. Fernando Santos është shpesh në selinë e Federatës. Ai punon në zyrën e tij me asistentë. Ata analizojnë, debatojnë, ndjekin formën e lojtarëve. Unë nuk i shikoj duart e tyre. Nëse ka nevojë, takohemi dhe bisedojmë, shkëmbejmë mendime. Ne kemi një marrëdhënie normale.

Ne nuk dalim për një birrë apo në kinema së bashku se nuk ka nevojë. Por nëse jemi këtu, punojmë për të mirën e kombëtares sonë, që gjithçka të jetë e kopsitur. Nuk e di nga vjen informacioni që kam marrëdhënie të keqe me trajnerin. E zgjodha vetë, e pranova vetë. Unë besoj në të dhe besoj në kombëtaren tonë”, tha Kulesza. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online