“Nuk do ta heqim këmbën nga gazi”! Trajneri i Interit flet pas eliminimit nga Champions League: Penalltitë janë lotari, kemi luajtur 8 ndeshje në 24 ditë

Interi është eliminuar nga Champions League. Zikaltërit janë mundur nga Atletico Madrid me shifrat 2-1 dhe në ruletën ruse, ishin spanjollët që ia dolën që të kalonin më tej. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Inzagi ka komentuar edhe eliminimin.

“Ne humbëm objektivin tonë që ishte kalimi në fazën çerekfinale. Dua që t’i vlerësoj djemtë, duhet të jenë krenar për atë që arritën. Erdhëm këtu të pamposhtuar, për fatin e keq, përfunduam duke humbur ndaj një rivali që ka zhvilluar ndeshje të mirë. Në shtesë kishim dy mundësi të pastra që duhej t’i shfrytëzonim.

Më vjen keq për tifozët dhe klubin. Por kemi luajtur përballë një rivali që kishte humbur vetëm njëherë në 29 ndeshje në shtëpi. Ndërkohë ne kemi luajtur 8 ndeshje në 24 ditë. Kemi humbur në Kupën e Italisë në kohën shtesë dhe tani në Champions. Nuk kemi humbur shumë herë për fatin e mirë në këtë sezon. Dalja sonte nuk na bën që të heqim këmbën nga gazi”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/