“Vështirë të na gjesh defekt”, Inzagi ngre në qiell Sheznin: Bëri dy pritje të çmendura, i pashë para se të vija këtu

Interi fitoi minimalisht 1-0 kundër Juventusit mbrëmjen e sotme. Triumfi në “Xhuzepe Meaxa” i shkëput zikaltrit në krye të renditjes, duke ia bërë më të qeta javët e ardhshme të kampionatit. Inzagi ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas përfundimit të ndeshjes, ku është shprehur se skuadra e tij meritoi fitoren. Trajneri i Interit tha se rezultati mund të ishte më i thellë, por Shezni bëri dy pritje të çmendura gjatë ndeshjes.

“Ne morëm një fitore të merituar për mënyrën se si luajtëm dhe si e mbajtëm fushën. Jemi të lumtur, por ka ende shumë. Milani dhe Juventusi nuk do të lëshojnë asnjë centimetër. Është një mbrëmje e bukur para tifozëve tanë që na kanë tërhequr, por rrugëtimi është shumë i gjatë.

A ka ndonjë defekt ky Inter? Është e vështirë ta gjesh. Sot morëm një rezultat të ngushtë, ndeshjen e mbajti një portier i jashtëzakonshëm që bëri dy ndërhyrje të çmendura ndaj Barelës dhe Arnautoviçit, që i pashë sërish para se të vija këtu”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online