“Nuk do mendojmë për të tjerët”, drejtori tregon Vllazninë: Na pyesnin vetëm për titullin kampion

Barazimi i Teutës në Ballsh dhe humbja humbja e Partizanit në shtëpi ndaj Skënderbeut, i kanë dhënë një mundësi Vllaznisë për tu shkëputur me katër pikë. Shkodranët kanë një sfidë mjaft të vështirë ndaj Kukësit, që kërkon të fitojë pas asaj humbje të kontestuar ndaj Laçit.

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, foli në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, ku analizoi situatën e skuadrës. Sipas tij, lojtarët kanë shumë presion për të dalë kampion, prandaj duhet më shumë qetësi.

“Çdo pyetje te Vllaznia ishte: a do të dilni kampionë. Prandaj duhet pak qetësi për lojtarët, prandaj jemi dhe në heshtje për shtyp. Ndaj Kukësit do të jenë tri mungesa: Marku, Avdiaj dhe Isaevski”- tha Matko Darmjati.

Gjithashtu ai foli dhe mbi humbjen e Partizanit dhe barazimin e Teutës. Sipas tij nuk përbën ndonjë ndryshim, pasi skuadra është e fokusuar në problemet e saj.

“Humbja e Partizanit dhe barazimi i Teutës? Nuk është se jep ndonjë ndjesi, sepse ne mendojmë për hallet tona. Nuk mendoj se lojtarët tanë, nesër në sfidën me Kukësin, do të mendojnë se si doli doli Partizani apo Teuta, do të jenë të përqëndruar në ndeshjen e tyre”- u shpreh Matko Darmjati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *