“Nuk do luash kundër Juventus”! Tifozët e Milanit ia presin qartë Donarumës, Maldini: Nuk e vendosni dot ju

Te Milani nuk është aspak e qetë klima sa i përket tifozëve dhe klubit. Kuqezinjtë nuk arritën dot që të mbanin vendin e parë dhe tashmë duhet të luftojnë shumë për t’u kualifikuar në “Champions League” pasi në të kundërt do të ishte dështim total.

Por te ekipi italian janë duke diskutuar edhe për rinovimet. Kontrata e Donarumës skadon në fundin e këtij sezonit dhe nuk po arrihet gjuha e përbashkët financiare me klubin. Për këtë arsye tifozët e Milanit i kanë bërë pritë në stërvitje portierit duke i thënë qartë se nëse nuk rinovon brenda këtij afati, atëherë nuk duhet të zbresë në fushën e lojës kundër Juventusit.

I pyetur mbi këtë çështja ka reaguar edhe drejtori Maldini që duhet të kthente funksionet e klubit. “Askush jashtë Milanit nuk mund të vendosë se kush luan dhe kush rinovon. Disa zgjedhje i takojnë trajnerit për sa i përket fushës dhe klubit në tërësi për çështje të tjera”, u shpreh Maldini. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online