Nuk do e shkruante më bukur as regjisori më i mirë, shihni çfarë përballjesh vijnë në Superiore

Kategoria Superiore po shkon drejt mbylljes së një prej sezoneve më të çmendura që ka prodhuar ndonjëherë. Një kampionat ky që edhe regjisori më i mirë nuk do ia kishte dalë ta shkruante më bukur se kaq. Në “vallen” e titullin vijojnë të mbeten ende 4 ekipe, pavarësisht se vëmendja është përqendruar te Partizani dhe Teuta.

Por java e ardhshme mund të turbullojë edhe më shumë pamjen e tabelës së renditjes. Teuta udhëton drejt Laçit, ndërsa Vllaznia shkon në kryeqytet për t’u përballur me Partizanin. Dy duele spektakolare këto, që mund të ndryshojnë tërësisht kreun e renditjes. Një nga skenarët që mund të prodhojnë këto dy sfida, është ai kur të katër e ekipet në javën e fundit duhet të mbajnë sytë nga Shkodra.

Fitorja e Vllaznisë dhe Laçit të premten do të dërgonte të dyja këto skuadra me pikë të barabarta në majën e tabelës. Më pas gjithçka do të varej nga takimi kokë më kokë mes tyre në “Loro Boriçi”, aty ku si për kurbinasit ashtu edhe për kuqeblutë do të kishte vlerë vetëm fitorja për tu kurorëzuar kampion, në të kundërt trofeu do të shkonte në Durrës ose në kryeqytet. Megjithatë llogaritjet nuk kanë fund në këto dy javë, ku e vetmja gjë që mund të thuhet me plot gojë është se askush nuk ka siguarar asgjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *