Kukësi pa objektiva dërgon Bylisin me një këmbë në Kategorine e Parë, Dovedan refuzon të dalë para mediave

Dita e sotme nuk ka qenë aspak pozitive për ekipin e Bylisit. Megjithëse përballë kishin një ekip të dalë jashtë çdo objektivi këtë sezon, mallakastriotët nuk mundën të dilnin nga fusha me 3 pikët. Kukësi i ka hapur telashe të mëdha ballshiotëve, teksa i mposht me shifrat 2-1 dhe i dërgon me njërën këmbë në Kategorinë e Parë.

Një humbje që dhemb shumë kjo, aq sa Dovedan duket se nuk e ka kapërdirë lehtë dhe ka refuzuar të ballafaqohet edhe me mediat. Bylisi ndodhet tashmë i parafundit në renditje, ndërsa 3 piëkt do e dërgonin atutomatikisht në vendin që të siguron play out-in, nga ku mund të mbyllnin llogaritë më pas në duelin e drejtpërdrejtë me Kastriotin.

Tashmë situata bëhet edhe më e vështirë për mallakastriotët. Nëse duan të kenë një shans për mbijetesë, atëherë duhet të triumfojnë kundër krutanëve dhe më pas të pretendojnë surprizën me Partizanit. Por të kuqtë luftojnë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion dhe do të jetë e vëshirë për ekipin e Dovedan të dalë me një rezultat pozitiv nga stadiumi. Ndërkaq, Kastrioti do të luajë sfidën e fundit kudnër Kukësit, që ka siguruar mesin e artë në renditje dhe nuk është në garë për asnjë objektiv./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online