“Nuk do e mendojmë Skënderbeun si të fundit”, Ilir Daja garanton për vlerësimin maksimal ndaj korçarëve

Partizani do të përballet ditën e nesërme ndaj Skënderbeut, në një sfidë mjaft të vlefshme për këtë fazë të kampionatit. Kur kanë marrë vetëm dy pikë në ndeshjet e fundit, Ilir Daja ka vendosur ta mbajë skuadrën e karikuar. Në konferencën për shtyp , trajneri Daja mbajti gjallë optimizmin që ka për fitimin e titullit kampion, duke theksuar se është gati për sfidën ndaj Skënderbeut.

“E kemi thuajse të gjithë kontingjentin, përveç Hasanit dhe Juniorit, që nuk do t’i kemi ta gatshëm për ndeshjen e nesërme. Nuk është se kemi ndonjë problem edhe pas barazimit me Apoloninë, pasi gjatë gjithë ndeshjes ekipi tregoi se e kërkonte fitoren. Kjo tregon mentalitetin që ka skuadra.

Nuk do e mendojmë nesër që Skënderbeu është në fund të tabelës. Pavarësisht formës, Skënderbeu është shfaqur mirë në lojë. Duhet të reagojmë mirë pas këtyre dy barazimeve. Më mirë që ndeshjet janë kështu të ngjeshura, që të paktën koha e rikuperimit të jetë më e shkurtër, për t’u rikthyer te fitorja.”- u shpreh Ilir Daja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online