“E dija që në fillim”, trajneri i Viteshes i dërgon mesazh edhe Rejës: Broja si sulmuesi më i mirë në Holandë

Armando Broja i ka “ndezur motorrët” dhe është në nivelin e tij më të lartë te Viteshe. Protagonist në kampionat dhe falë tij ekipi ka arritur në finalen e Kupës kundër Ajaksit. Një zgjedhje ideale e klubit holandez për ta huazuar këtë sulmues nga Chelsea, duke përfituar shumë prej tij që në sezonin e parë.

Pak vështirësi në ndeshjet e para, por duhet të kuptuar se ky është sezoni i parë i Brojës në futbollin profesionist, pasi më parë ka luajtur vetëm me të rinjtë. Ndërkohë trajneri i Viteshes, Thomas Letsch, ka dhënë edhe një mesazh për trajnerin e Shqipërisë, Reja. Në fjalët e vlerësimi për Brojën thuhet se në ndryshim nga e kaluara, tashmë ky lojtar është gati fizikisht për të përballuar 90 minuta të plota dhe në nivel të lartë.

“Armando erdhi si një lojtar i ri që nuk kishte luajtur kurrë një futboll të vërtetë profesionist. Ne ishim të bindur që nga fillimi për të. Donte vetëm pak kohë për t’u forcuar fizikisht dhe kishte një periudhë që mbeti jashtë për shkak të infektimit nga Korona. Tashmë është në nivelin për të treguar se është sulmuesi më i mirë në Holandë. Tashmë ka fuqinë jo vetëm për të luajtur 60 apo 70 minuta, por 90 minuta të plota”, tha Letsch. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online