Nuk di as gjuhën shqipe, Leon Dajaku kritikon: Kosovarë, mos shpikni tregime!

0

Mediat kosovare raportuan se lojtari i Union Berlin, Leon Dajaku ka refuzuar Kosovën dhe pret vetëm telefonatën e Gjermanisë. Por ditën e sotme, Leoni ka mohuar gjithçka duke ngritur zërin ndaj mediave që nuk dinë asgjë. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, sulmuesi bëri thirrje për ndalim të lajmeve të rreme.

“Për të gjithë kosovarët, ndaluni së treguari, tregime qe nuk janë të sakta, perderisa nuk e dini mendimin tim dhe vendimin, nuk keni nevojë të përhapni genjeshtra” – shkruajti në gjuhën gjermane.

Leon Dajaku do të ishte një vlerë e shtuar për përfaqësuesen dardane, pasi është rritur tek akademija e Bajernit dhe po kalon një formë mjaft të mirë tek Union Berlin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.