Nuk dëgjohen vetëm në Superiore, problemet me rrogat e lojtarëve mbërthejnë klubet e Serie A

Problemet me rrogat kanë qenë prej kohësh një hall më vete për të gjithë shqiptarët dhe ketu nuk ka bërë përjashtim as sporti. Vonesa në shpërndarjen e rrogave janë dëgjuar disa herë në klubet e Superiores, por duket se një fenomen i tillë nuk i takon vetëm futbollit shqiptar.

Edhe Serie A është mbërthyer nga ky fenomen, ku një numër i madh klubesh elitare ende nuk kanë shlyer detyrimet konktraktuale me lojtarët e tyre. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Milani ka paguar së fundmi rrogat e tetorit për lojtarët, ndërsa janë 5 klube të tjera që kanë marrë një afat për të kryer pagesat e nevojshme brenda ditës së martë.

Benevento, Xhenoa, Lacio, Napoli dhe Sampdoria janë ekipet që ende nuk kanë shlyer detyrimet me pagesat e lojtarëve të tyre në muajt e fundit dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë deri të martën, atëherë rrezikojnë të humbasin 3 pikë në tabelën e renditjes. Ndërkohë kujtojmë se çështjen e rrogave të papaguara te Lacio e nxorri në dritë pak kohë më parë futbollisit Luis Alberto, i cili ironizoi në rrjetet sociale blerjen e avionit privat të klubit bardhekaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online