“Historia e Vllaznisë as që krahasohet me të Kukësit“, Djarmati ndez sfidën e nesërme: Synimet tona shkojnë shumë lart

Java e 5 rezervon një sfidë të vështirë për Vllazninë, që përballë do të ketë një ekip që shpall çdo sezon kandidaturën për titull kampion. Kukësi u rikthye te fitorja në mesjave dhe synon që ajo ndeshje ndaj Laçit të jetë një pikë kthese në ecurinë e tyre. Megjithatë shkodranët janë ekipi për t’u mundur në këto javë të para të kampionatit, ku kanë treguar një formë për t’u vlerësuar.

Drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati, ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp, ku ka folur për ndeshjen e radhës, Kroati thekson se nëse vihen në peshore historitë e Kukësit dhe Vllaznisë, atëherë verilindorët nuk mund të krahasohen me ekipin shkodran. Por pavarësisht kësaj, nënkampionët e Shqipërisë janë një klub që kanë investuar shumë në vitet e fundit, ndërsa pas 4 javëve të para kanë arritur që të konsolidojnë grupin dhe të gjejnë formën e duhur, prandaj asgjë nuk do të jetë e lehtë nesër.

KUKËSI: “Është një ndeshje e vështirë për ne. Do të kishte qenë mirë të kishim luajtur me Kukësin para dy-tre javësh, kur kjo skuadër nuk ishte konsoliduar ende ashtu si duhet. Gjithsesi synimet tona shkojnë shumë lart dhe për rrjedhojë e konsiderojmë një ndeshje të radhës, ndaj shpresojmë ta kalojmë sa më mirë”.

HISTORIA KUNDËR VLLAZNISË – “Statistikat janë thjesht një numër. Historia e Vllaznisë kurrsesi nuk mund të krahasohet me atë të Kukësit, është e pakrahasueshme. Me statistika dhe gjithçka tjetër jemi shumë herë më lart sesa Kukësi. Nëse flasim për Kukësin e ri, të këtyre 10 viteve të fundit, padiskutim që është një investim kolosal nga presidenti i vet, por besoj se me këtë nisje që i kemi bërë kampionatit, jemi diçka më përpara se kundërshtari ynë”.

KUNDËRSHTARI – “Nuk kemi të bëjmë më me atë skuadrën me 10 lojtarë me të cilët ka luajtur në ndeshjen e parë. Ka gjetur edhe portierin, një djalë të ri, Tafajn, i cili nga portier i tretë tashmë është portier i parë. Ka konsoliduar mbrojtjen, ndonëse nuk kanë këtë radhë Horiç, por kanë lojtarë të tjerë të mirë në këtë repart.

Kanë një sulm të frikshëm me Ibrahimin, Taipin, Limajn, Leira, një brazilian shumë i lezetshëm, por besoj se edhe ne jemi gati. E kemi studiuar shumë mirë kundërshtarin, unë, trajneri dhe gjithë lojtarët, e njohim formacionin e Kukësit, e dimë mënyrën si luan ai, jemi të gatshëm dhe padyshim favoritë për të fituar sepse luajmë në shtëpi”.

NISJA E PROCESIT TË PRIVATIZIMIT – “Ky është një lajm i mirë për klubin dhe besoj se do të jenë drejtuesit e tjerë të klubit që do të flasim për këtë çështje. Për mua nuk ndryshon asgjë. Jam tërësisht i fokusuar tek Kukësi nesër, tek Bylisi javën tjetër, vetëm këtu jam i përqendruar. Unë që ditën e parë kur kam ardhur këtu, kam dashur të flasë vetëm për sport dhe asgjë tjetër dhe do provoj ta izoloj edhe skuadrën nga kjo gjë”.

MUNGESAT – “Kjo është hera e parë që nuk do ta fillojmë një ndeshje kampionati me një 11-she stabël. Por, në adresën time ka patur shumë kritika pse kisha sjellë 15 lojtarë në skuadër. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë 15 lojtarë dhe kemi ndërtuar një ekip me 25 lojtarë, që në çdo moment, sa herë të ketë ndryshime, të mos ketë ulje të nivelit të lojës. Nesër nuk do të kemi Isaevskin dhe Da Silvën, por unë nuk besoj se do të ndihet mungesa e tyre”, ka deklaruar Matko Djarmati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online