Nuk Botëror dhe Champions/ FIFA “tregon dhembët”, paralajmëron lojtarët dhe klubet për “Super League”

Muajt e fundit zërat për krijimin e një formati të ri të futbollit europian të njohur si “Super League” janë rritur ndjeshëm. Juventusi, i mbështetur nga klube të tjera si Barcelona apo Reali i Madridit, kanë hedhur hipotezën e një kompeticioni të tillë, që do të sillte të ardhura edhe më të mëdha për arkat e tyre.

Kjo ide është parë me negativitet nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili ka mohuar gjithnjë krijimin e një lige të tillë. “Super League” ka shqetësuar qeveritë kontinentale të futbollit, ndërsa së fundmi FIFA “ka treguar dhembët” duke paralajmëruar të gjithë klubet dhe lojtarët se nuk do të kenë mundësinë të luajnë në asnjë prej kompeticioneve të organizuara nga FIFA, apo edhe nga federatat e kontinentit të tyre nëse marrin pjesë në këtë format të ri të ideuar. Kjo përkthehet në një lamtumirë nga Kampionati Botëror, Europian apo edhe Champions League dhe njoftimi vjen përmes faqes zyrtare të FIFA-s.

“Në dritën e spekulimeve të fundit mediatike në lidhje me krijimin e një ‘Super League’ të mbyllur Evropiane nga disa klube evropiane, FIFA dhe gjashtë konfederatat (AFC, CAF, Concacaf, CONMEBOL, OFC dhe UEFA) edhe një herë do të dëshironin të përsërisin dhe theksojnë fuqimisht se një kompeticion i tillë nuk do të njihet nga FIFA ose konfederata përkatëse. Çdo klub ose lojtar i përfshirë në një garë të tillë si pasojë nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë të organizuar nga FIFA ose konfederata e tyre përkatëse“, njofton ndër të tjera FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online