“Sot derbi? Nuk e dija”, prezantohet Vayrynen: Kam provuar 80 mijë tifozë te Dortmundi, pres që të Tiranës të jenë si…

Pas afrimit të Taulant Seferit, Tim Vayrynen ishte një tjetër goditje e madhe për klubin e Tiranës. Finlandezi 27-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares së tij si dhe zbarkon në kryeqytet me një CV ta pasur nga pas. Futbollisti është prezantuar ditën e sotme si bardheblu, duke dhënë edhe një konferencë për shtyp për të shuar kureshtjet e gazetarëve dhe opinionit sportiv.

Vayrynen shprehet se e njihte Tiranën, ndërsa suprprizohet nga fakti se sot luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, derbi Partizani-Tirana. Finlandezi shpalos ambicien e tij, duke synuar vetëm titullin kampion, ndërsa sa i përket tifozerisë kujton si më të zjarrtë ata të Dynamo Dresden dhe do të dëshironte që “Tirona Fanatics” të kishin nivelin e tyre.

“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion. Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne.

Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip.

Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët. Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”, ka deklaruar Tim Vayrynen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online