“Nuk bëhet ëndrra e Botërorit”, Marash Kumbulla flet pas humbjes: Jo dëshira për të bërë diçka speciale për Shqipërinë…

Marash Kumbulla ka reaguar pas humbjes së thellë që Shqipëria mori kundër Anglisë, në shifrat 5-0. Mbrojtësi i Kombëtares do të dilte nga fusha e blertë vetëm brenda pak minutash, për shkak dëmtimi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kumbulla kërkon që të mbaj të ndezur optimizmin e tifozëve, që u trondit jo pak në Wembley.

“Ëndrra për në Botëror nuk bëhet, por jo dëshira për të vazhduar që të rritemi së bashku, për të bërë diçka speciale për Shqipërinë. Më vjen shumë keq që nuk mund ta ndihmoj shokët e mi në fushë deri në fund. Dua të falënderoj mbështetjen e tifozëve tanë, janë gjithmonë fantastik kudo që shkojmë. Faleminderit”, shkruan Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online