Nora: Lojtari i ndeshjes ishte Jorgji, iu tregoj incidentin në tribunë

Para se të niste ndeshja e javës së 31-të mes Kamzës dhe Luftëtarit, pati disa minuta tension në shkallët e tribunës VIP të stadiumit të Kamzës, por nuk u përshkallëzuar në incidentet për fatin e mirë. Për “RTSH Sport”, zyrtari i klubit Luftëtari, Gentian Nora, tregon se çfarë ndodhi në tribunë, duke rrëfyer në mënyrë kronologjike versionin e tij: “Në fillim na u afrua dikush dhe më tha që të linim ndeshjen. Më pas tentuan të na godisnin katër persona. Në atë moment erdhi një person i pestë dhe na tha: ‘Jam i afërm i Naimit, vazhdoni pa problem’. Na mori policia më pas dhe na çoi në tribunën e tifozëve tanë, ndërkohë që ne duhet të qëndronim në listën e personave VIP, sepse kishim emrat aty. Sa i përket reagimit të bërë nga faqja e Kamzës, nuk m’u duk serioze. Besoj se është bërë nga një person që menaxhon faqen dhe nuk besoj të jetë qëndrimi i klubit”, tha fillimisht
Sa i përket lojës, Nora komenton paraqitjen e gjyqtarit Enea Jorgji, duke e cilësuar gjykimin e tij si korrekt dhe aspak tendencioz, por thekson se ka gabuar në momentin e 11-metërshit: “Ndeshja shkoi mirë dhe në gjykimin tim. Lojtari më i mirë  ishte gjyqtari. Në momentin e penalltisë besoj se  gaboi, por ishte moment i vështirë për t’u kuptuar, pasi përplasja ishte e shpejtë. Nuk shoh asgjë tendencioze në atë sfidë, përkundrazi arbitri bëri një paraqitje mjaft pozitive, ku nuk ndikoi aspak me vendimet e tij”, mbylli prononcimin e tij Gentian Nora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online