Kalendari i Superiores, prej fundjavës në një orar

Nëse lufta për titull dhe për vendin e dytë është gati e mbyllur, mbetet një kampionat i hapur sa i përket skuadrës që do të shoqërojë Lushnjen një kategori më poshtë dhe skuadrës që do të renditet në vendin e tretë dhe të katërt. Në të tilla kushte është e nevojshme që ndeshjet të luhen në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë, për të shmangur llogaritë e mundshme që mund të bëjnë skuadrat.
Ashtu siç ndodh çdo vit, javët e fundit të Superiores do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Nëse ndeshjet javës së 31-të dhe 32-të u zhvilluan në të njëjtën ditë, por në orare të ndryshme, duke nisur që nga ndeshjet e fundjavës, takimet do të luhen paralelisht me njëra tjetrën. Java e 33-të është përcaktuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 17:00.

Java e 33-të/ Të dielën, ora 17:00

Skënderbeu-Teuta

Kukësi-Luftëtari

Laçi-Lushnja

Partizani-Vllaznia

Kamza-Flamurtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online