Nolito ikën nga Anglia: Këtu nuk ka diell!

Sulmuesi i kombëtares spanjolle Nolito është pranë rikthimit në Spanjë, pasi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më të qëndrojë te Mançester Siti.

Në Angli Nolito ka luajtur shumë pak dhe ka kërkuar me ngulm largimin nga Anglia, ku nuk është përshtatur për shumë arsye.

Një prej tyre është moti, siç zbulon vetë Nolito për Onda Cero: “Këtu nuk ka diell. Fytyra e vajzës sime ka ndryshuar ngjyrë, duket sikur ka jetuar në ndonjë guvë.

“Edhe unë e kam të vështirë, me zor kam mësuar të them në anglisht ‘nesër’, mirëmëngjes’, ‘mirupafshim’ e pak fjalë të tjera.

“Jam ende nën kontratë, ndaj i takon klubit të vendosë, por unë dua të largohem dhe nuk besoj se Siti do refuzojë, duke parë sa pak kam luajtur. Nuk kam mëri ndaj Guardiolës, thjesht nuk na eci. Dua të gjej ekip ku të luaj rregullisht në Spanjë, për të kapur kombëtaren”.

Për 30-vjeçarin janë të interesuar Sevilja, Betis dhe Selta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *