Shtatë ndezhje në harkun e një viti, mungesë pa fund për një frakturë në këmbën e majtë, por Manuel Nojer më në fund është pranë rikthimit.
Gjithsesi, portieri i Bajernit dhe kombëtares gjermane tregohet i matur dhe tashmë mendon për Kupën e Botës: “Brenda një jave duhet të kthehem të stërvitem në fushë, që do ishte shumë e rëndësishme, për të luajtur disa ndeshje para Botërorit. Mendoj se mund të zbres në fushë para fundit të sezonit, por nuk bëhen parashikime. Rehabilitimi po ecën mirë, me hapa të vegjël, por duhet durim dhe po pres me qetësi të arrij formën e plotë”.
E ardhmja, megjithatë, është mister: “Tani rëndësi ka që të shërohem plotësisht dhe duhet shumë kujdes, sepse nëse dëmtohem sërish, më rrezikohet karriera”.