Topi i Botërorit rus alarmon portierët: Duhet ndërruar urgjentisht

Botërori 2018 do të jetë i mbushur me gola nga distanca. Nuk është ndonjë evolucion në futboll, por thjesht alarmi që lëshojnë portierët, të shqetësuar nga topi i ri, i provuar në miqësoret e djeshme.

“Telstar 18” quhet topi që po shqetëson jashtë mase portierët, që bien dakord mbi faktin se është bërë një eksperiment i rrezikshëm.

“Këtë top mund ta bënin më të mirë. Lëviz shumë, por besoj se do të duhet të stërvitemi e të punojmë shumë me këtë top, për ta kontrolluar sa më mirë”, thotë portieri gjerman Ter Stegen.

Skeptik edhe David De Gea: “Është një top shumë i çuditshëm”.

Më kritik Pepe Reina: “Sipas meje, duhet ta ndërrojnë, sa janë ende në kohë. Bën gjëra të çuditshme, merr një trajektore të paparashikueshme, mund të përmirësohet, sepse me këtë top në Botëror vë bast që do të ketë 35 gola nga distanca. Topi është i mbuluar me një shtresë plastike që e bën të vështirë kontrollin dhe ne portierët do kemi shumë probleme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online