Nojer: Kemi reflektuar, të mësojmë nga Kupa e Botës

Eliminimi nga Kupa e Botës e Gjermanisë sigurisht që ishte një nga befasitë më të mëdha, por që në Gjermani ishte pa diskutim një dramë. Edhe pse rezultati ishte tepër zhgënjyer portieri i përfaqësueses Manuel Nojer beson duhet lënë pas krahëve ajo çfarë ndodhi në Rusi dhe tani të synojnë që të bëjnë mirë në vazhdim.

Në një konferencë për shtyp “gardiani” tregon se të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që ndodhi në Rusi dhe se nga ato gabime duhet të mësojnë të gjithë që skuadra të përmirësohet për t’u rikthyer tek suksesi. Gjermani do të ndeshet me Francën, kampionen e Botës në sfidën hapëse për Ligën e Kombeve.

“Pas një paraqitjeje si ajo në Rusi, jam i bindur se të gjithë lojtarët kanë reflektuar. Secili ka menduar për atë çka ndodhi në Kupën e Botës dhe secili i di përgjegjësitë që ka, të gjithë duke përfshirë këtu dhe stafin dhe drejtuesit e tjerë”.

“Ne i kemi analizuar të gjitha ato që ndodhën  në rusi në mënyrë të detajuar. Do të diskutojmë sërish. Është e rëndësishme që ne të nxjerrim përfundime të sakta që të kemi mundësinë që të përmirësohemi dhe të ecim përpara, për t;u rikthyer tek sukseset”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online