Njoftimi zyrtar, Teuta bën lëvizjen e parë

Erlis Frashëri pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Teutës, ndërkohë që korçari do të zërë vendin e maqedonasit Bojan Gjorgievski. Largimi i tij ishte konfirmuar më parë, por vetëm sot klubi durrsak ka dalë me një njoftim zyrtar.

“Zyrtare: Bojan Gjorgievski ndërpret bashkëpunimin me Teutën. Klubi njofton se nga sot Bojan Gjorgievski ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. Klubi i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist”, njofton klubi i Teutës.

Ndërkohë Gjorgievski nuk do të jetë largimi i vetëm. Në ditët në vijim pritet të bëhen zyrtare edhe lëvizje të tjera në dalje dhe në hyrje. Te Teuta po punojnë për të bërë edhe afrime të tjera. Një sulmues goli është dëshira më e madhe, por Shkëmbi e ka bërë të qartë se në skuadër pret vetëm lojtarë më cilësorë nga ata që ka në dispozicion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *