Skënderbeu i ka në fokus të rinjtë, teksa së fundmi ka grumbulluar me ekipin e tij një prej futbollistë të 19-vjeçarëve. Bëhet fjalë për Kosta Vangjelin, 18-vjeçarin e ekipit të të rinjve. Klubi korçar e ka njoftuar vetë diçka të tillë. I riu luan si mbrojtës i djathtë, ashtu si Kristri.
“Kosta Vangjeli, lojtar i ekipit U19 ka marrë ftesën nga trajneri Orges Shehi dhe është grumbulluar me ekipin e parë në kuadër të 2 takimeve të radhës. 18-vjeçari pritet të aktivizohet në testin miqësor ndaj Teutës dhe ndaj Besëlidhjes për Kupën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Skënderbeut.
Me durrsakët luhet të premten në stadiumin “Niko Dovana”, ndërkohë që kjo përballje miqësore pritet të transmetohet drejtpërdrejt edhe në RTSH Sport. Skënderbeu së fundmi ka pasur probleme me dëmtimet, pasi Bregu, Demte dhe Lulaj do të mundojnë për disa kohë.
https://www.facebook.com/kfsacademy/photos/a.486217691545622/1156381237862594/?type=3&theater