Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet së fundmi kampionatit italian. Bëhet fjalë për Idriz Vocën. Ky i fundit ka mbërritur në vendin fqinj, ku ka kryer mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore për skuadrën e Cosenza-s. Pas aventurës me Ankaraguçunë në Turqi, tashmë mesfushori i datëlindjes 1997 do të vijojë karrierën e tij në Serie B.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës do të përpiqet të ndihmojë skuadrën e re në objektivin e vështirë të këtij sezoni. Cosenza momentalisht ndodhet në vendin e 17 në tabelën e renditjes dhe përpara e pret një rrugëtim i lodhshëm për të siguruar qendrimin në Serie B edhe për një tjetër sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/