Italia përfaqësohet vetëm me Juventusin dhe Milani e Interi kanë humbur popullaritetin, ja klubet që shitën me tepër fanella

Bajerni i Mynihut është skuadra me më tepër fanella të shitura për vitin 2021. Klubi bavarez ka shitur plot 3.25 milionë fanella përgjatë vitit që lamë pas, ndërsa Reali i Madridit dhe Liverpuli e ndjekin me përkatësisht 3.05 dhe 2.45 milionë shitje.

Ndërkohë në top 10-she Juventusi është i vetmi përfaqësues për futbollin italian. Bardhezinjtë gjenden në vendin e 5 me 1.42 milionë fanella të shitura. Interi dhe Milani nuk gjenden në këtë listë, ku pavarësisht ngritjes së nivelit në sezonet e fundit duket se kanë humbur shumë nga popullariteti i tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Lista e 10 klubeve me më tepër fanella të shitura në vitin 2021:

  1. Bajerni i Mynihut 3.25 milionë fanella
  2. Reali i Madridit 3.05 milionë fanella
  3. Liverpuli 2.45 milionë fanella
  4. Mançester Junajtid 1.95 milionë fanella
  5. Juventusi 1.42 milionë fanella
  6. Barcelona 1.34 milionë fanella
  7. Çelsi 1.31 milionë fanella
  8. Borusia e Dortmundit 1.22 milionë fanella
  9. PSG-ja 1.18 milionë fanella
  10. Mançester Siti 1.09 milionë fanella

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online